Veseli shtron syfyr e iftar në Prishtinë e Prizren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të organizojë iftar dhe syfyr për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai do të nderojë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të medresesë dhe personalitete të ndryshme të besimit islam në Kosovë.

“Për nder të muajit të shenjt të Ramazanit, kryeparlamentari Kadri Veseli do të organizojë një syfyr në qytetin e Prizrenit më 1 qershor, ndërsa në të njëjtën ditë do të organizojë edhe një iftar në Prishtinë për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të medresesë dhe personalitete të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.