Vetëm 10% e plastikës riciklohet

Në botë riciklohet vetëm 10% e plastikës së prodhuar. Sipas OSBE, ndotja mjedisore nga plastika që ka prodhim dhe konsum të jashtëzakonshëm është ende një ndër problemet më të rënda që duhen përballuar.

Sipas raportit Global në vitin 2019 janë prodhuar 460 milionë ton plastikë, dyfishin në krahasim me 234 milionë të regjistruara në vitin 2000. Ndërsa mbetjet plastike të regjistruara në vitin 2000 kanë qenë 156 milionë, kundrejt 353 ton në vitin 2019.

Rezulton se nga e gjitha kjo sasi vetëm 9% riciklohet, ndërsa 19% hidhet, e rreth 50% përfundon në vendgrumbullimet e ligjshme të mbetjeve, ndërsa 22% digjet në mënyrë të jashtëligjshme në natyrë duke çliruar gazra toksikë ose hidhen në vende të hapura jo të destinuara për mbetje.

Në vitin 2019, 22 milionë ton plastikë përfundoi në natyrë, nga të cilat 6.1 ton në mjediset ujore si lumenj, liqene, dete e oqeane. Për këtë pritet që Kombet e bashkuara të arrijnë një traktat së shpejti mbi temën e ndotjes mjedisore nga plastika.