Vetëm 11 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se bazuar në raportet nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 37 pacientë ku prej tyre 11 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 26 post-COVID-19.

Sipas SHSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 prej tyre janë me oksgjeno-terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacient.