Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vetëm 24 orë karburant për Spitalet e Gazës thonë nga OKB

Vetëm 24 orë karburant për Spitalet e Gazës thonë nga OKB

Ghassan Abu Sitta

OKB-ja ka paralajmëruar në mesnatë se rezervat e karburantit në spitalet e Gazës pritet të zgjasin rreth 24 orë.

“Mbyllja e gjeneratorëve rezervë do të rrezikonte jetën e mijëra pacientëve,” tha zyra humanitare e OKB-së në faqen e saj të internetit.

Kjo vjen pasi një numër agjencish ndihme kanë bërë thirrje për qasje në Gaza për të ofruar ndihmë humanitare duke përfshirë karburantin dhe ujin.

Më herët gjatë së dielës, Ghassan Abu Sitta, një kirurg britaniko-palestinez që punon për Mjekët pa Kufij në Gaza, paralajmëroi se stafi në spitalin e tij nuk ka pajisje të mjaftueshme për të ndihmuar njerëzit.

“Për sa i përket furnizimeve mjekësore, ne konsumojmë një muaj ose një muaj e gjysmë të furnizimeve mjekësore çdo ditë në këtë urgjencë,” tha ai për BBC. /mesazhi