Vetëm edhe tri vendvotime të panumëruara, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar tashmë 99,88% të votave të qytetarëve, të cilët të dielën votuan për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Nga 2490 vendvotime, deri më tani KQZ ka njoftuar se ka numëruar 2487, që në përqindje i bie 99,88%.

Përqindja e panumëruar përfshin një vendvotim në komunën e Mitrovicës së Jugut dhe dy në komunën e Prizrenit.

E sipas rezultateve nga votat e numëruara, prin koalicioni PAN me 33,87%, i ndjekur nga Vetëvendosje me 27,12% dhe i treti radhitet koalicioni LAA me 25,74%.