Vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19.

Sipas komunikatës në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961.

Në total numri i rasteve aktive është 312.