Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri ka arritur marrëveshje për koalicion me degën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri i cili do të përballet me kundërkandidatin nga PDK-ja në zgjedhjet e balotazhit ka thënë se nënshkrimi i këtij koaliiconi është shumë i rëndësishëm.
Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim duke kërkuar përkrahjen e tyre.
“Dua t’ju ftoj të gjithëve që të punojmë shumë për ta ndryshuar qytetin tonë së bashku”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe LDK në Vushtrri më parë kishte arritur marrëveshje për bashkëpunim edhe me AKR-në.