Vetëvendosje voton më 21 janar për kryetar të partisë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje mbahet të dielën, më 21 janar 2018

Mbrëmë ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputeti Albin Kurti ka qenë kandidati që ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për kandidimin si kryetar dhe nuk janë dorëzuar kandidatura të tjera.

“Nga dita e sotme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka shpallur të hapur fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku kandidati Albin Kurti do të paraqesë platformën e tij për mandatin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fushata e zgjedhjeve të brendshme do të mbyllet 24 orë para ditës së votimit”, thuhet nder të tjerash në njoftimin e VV-së.