Vetizolohen presidenti dhe kryeministri bullgar

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe përfaqësuesit e ekipit të tij, të cilët morën pjesë dje në Këshillin Këshillimor në Sofje për sigurinë kombëtare kushtuar pozitës së Bullgarisë për negociatat e anëtarësimit të Shkupit dhe Tiranës në Bashkimin Evropian, u izoluan pasi kishin pasur kontakte me kryeparlamentarin bullgar, Nikola Mincev i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Mincev ishte i pranishëm në takim dhe në fund të tij nisi të ndihet keq.

Sot në mëngjes, zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur edhe arsyen se përse kryeministri Kiril Petkov është në vetizolim.

Kohëzgjatja e periudhës së karantinës do të përcaktohet së shpejti për personat e përfshirë, të cilët, sipas ligjit në fuqi, duhet të jetë së paku shtatë ditë.

Më 18 janar, pritet që kryeministri Petkov të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup. /atsh