Një pushtllëk tjetër i pushtuesit në kushte armëpushimi: gjenocidi vazhdon…
E ashtuquajtura Vija e Verdhë në Rripin e Gazës është bërë një mjet sistematik për vrasjen, shkatërrimin dhe zhvendosjen me forcë të palestinezëve në Gaza.
Forcat pushtuese izraelite qëllojnë drejtpërdrejt mbi civilët që jetojnë pranë vijës ose përpiqen të arrijnë në shtëpitë dhe tokat e tyre, duke përfshirë fermerët dhe personat e zhvendosur. Në këto sulme, ushtria izraelite përdor snajperë, dronë të armatosur dhe kuadrokopterë, si dhe granatime artilerie. Numri i palestinezëve të vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor ka tejkaluar 420, përfshirë 151 fëmijë dhe 60 gra, përveç 1,184 të plagosurve, shumica e të cilëve vdiqën pranë Vijës së Verdhë.
Pushtuesi ka zgjeruar sipërfaqen e tokës së mbuluar nga kjo vijë nga 53% në më shumë se 60% në javët e fundit duke zhvendosur blloqe betoni, të shoqëruara me prishje masive të shtëpive me buldozerë dhe shkatërrimin e zonave të tëra banimi.
Analisti politik Wissam Afifa paralajmëron se Vija e Verdhë duhet të kishte qenë thjesht një vijë e vizatuar në hartat e armëpushimit: një kalim i sigurt, një rrugë e përkohshme, një shenjë paqeje, asgjë më shumë. Ai shpjegoi se me kalimin e ditëve, vija filloi të përdoret si diçka krejtësisht tjetër – një vijë që lëviz, zgjerohet, gëlltit distancat dhe riformëson në heshtje Gazën.
Vija, e cila u krijua për të rregulluar lëvizjen dhe për të siguruar paqen, gradualisht u shndërrua në një mjet strategjik në duart e pushtuesve. Sa më shumë vija e verdhë lëvizte drejt lindjes, aq më shumë jeta tërhiqej drejt perëndimit. Me çdo pikë të re të mbyllur, kthimi në ferma dhe shtëpi u bë një çështje sigurie dhe jo një e drejtë natyrore.
Vija e Verdhë nuk është më vetëm një kufi i përkohshëm, por një kufi që po lëviz ngadalë dhe që monitoron rezistencën, lidh rindërtimin me premtimet e sigurisë dhe përdor çdo hap si levë në negociata.
Ai theksoi se kalimi i Vijës së Verdhë do të thotë të krijosh diçka të ngjashme me një ndarje të brendshme midis Gazës Lindore dhe Perëndimore – një ndarje që lëviz mbi gjurmët e tankeve, jo në hartë, por pa ndonjë njoftim zyrtar. /tesheshi







