Ballina Sport Futboll Vinicius rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

Vinicius rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

Real Madrid C.F. dhe Vinicius Junior kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së sulmuesit brazilian. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Vinicius do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri më 30 qershor 2032, ka njoftuar Real Madrid.

Vinicius Junior iu bashkua Real Madridit në korrik të vitit 2018, në moshën 18-vjeçare. Gjatë tetë sezoneve me fanellën e klubit madrilen, ai ka zhvilluar 375 ndeshje, ka realizuar 128 gola dhe ka fituar 14 trofe: 2 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa të Evropës, 3 tituj të La Ligës, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa të Spanjës.