Ballina Artikuj Vlera dhe shpërblimi i atij që ndërton një xhami

Vlera dhe shpërblimi i atij që ndërton një xhami

Othman ibn Afani (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke thënë: “Kush ndërton një xhami duke kërkuar me të vetëm kënaqësinë e Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një të ngjashme me të në Xhenet.”[1]

Omer ibn Hatabi (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke thënë: “Kush ndërton një xhami në të cilën përmendet emri i Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”[2]

Xhabir ibn Abdullahu (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush ndërton një xhami qoftë sa foleja e shpendit “Kata” (zog shkretëtire) apo dhe më të vogël, Allahu do t’i ndërtoj atij një shtëpi në Xhenet.”[3]

Autor: Dijaudin Muhamed Abduluahid el Makdisi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Ibn Maxheh. Hadithi është Hasen Li Gajrihi.

[3] – Ibn Maxheh. Hadithi është Sahih.