Ballina Artikuj Vlera e lutjës së nënës

Vlera e lutjës së nënës

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Musa a.s. si Pejgamber i Zotit e kishte pyetur njehere Zotin:
“Kush do te jete fqinji im ne Xhenet”?
Zoti i pergjigjet:
“Shko ne filan vend dhe do te shohesh filan njeriu, ai do te jete fqinji yt ne xhenet”.
Kur shkon Musa a.s. ne ate vend e takon njeriun i cili kishte qene kasap. Takohet me ate njeri, vazhdon biseden me te gjere sa i kishte orarin e punes dhe per çudi nuk kishte verejtur asgje te jashtezakonshme, pos qe ishte nje njeri i sjellshem me myshterinje. Asgje e jashtezakonshme.
Duke e percjellur kasapin ne shtepi, Musa a.s. i kerkon leje qe t’i bente konak, ne menyre qe te shikonte se çfare pune te jashtezakonshme do te beje ky njeri ne shtepi, a do te falet te gjithe naten, apo çfare pune te dobisme do te beje, qe e kishte merituar fqinjesine e nje te derguari te Zotit?
Kur hyne ne shtepi, kasapi shkoi ne dhome e mori nje plake, e pastroi e veshi dhe gjersa shkoj te pergadite nje cope mish qe kishe sjellur per ate plaken, Musa a.s. degjon plaken duke u lutur:
” O Allah te lutem qe djalin tim shperbleje me xhenet dhe vendose ne fqinjesi me Musen a.s.”.
Aty Musa a.s. e kupton vleren e duase se nenes per femijet e saj.
Te lumt ata qe kane prindet gjalle dhe kane mundesi te kujdesen per ta dhe meritojne lutjet e prinderve.
Dhe anasjelltas, te mjeret ata femije, qe prindet e tyre jane te privuar nga kujdesi i femijeve te tyre, e aq me keq, per ata qyqar qe i braktisin dhe i lene ne vetmi.

Xhuma te begatë
Mr.sci. Saad Riza Gashi