Vlora Çitaku: Vuçiq ka eskaluar pak!

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili tha se shteti i tij është i fuqishëm.

Çitaku përmes një shkrimi të shkurtër i është përgjigjur atij me fjalët ‘Një “banditë” nga Kosova’, transmeton Indeksonline.

“Një banditë nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”, ka shkruar bashkëngjitur me një fotografi të saj në SHBA.

Ky reagim i ambasadores Çitaku vije pas deklaratave të Vuqit i cili në një tubim me qytetarë në Smderevë, tha se Serbia nuk është me dobëta siç ka qenë në vitin 2004.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka deklaruar ai.

Për këto fjalë, Çitaku ka theksuar se Vuçiqq ka eskaluar pak./Indeksonline/