Volkswagen nuk po i ikë trendit, do të implementojë standardin e Tesla-s për mbushjen e veturave

Volkswagen Group që zotëron gjithashtu brendet sikurse Audi, Porsche dhe Scout Motors më në fund ka bërë të ditur planet për implementimin e portit dhe të sistemit të mbushjes së automjeteve elektrike me standardin e Tesla-s.

Prodhues të tjerë gjithashtu kanë deklaruar se do ta aplikojnë sistemin e Tesla-s, për mbushjen e veturave të tyre elektrike, transmeton Telegrafi.

Volkswagen tha se po “eksploron zgjidhjet e përshtatësve” në mënyrë që veturat e tij elektrike të mund të kenë qasje në sistemin “Supercharger” të Tesla-s dhe pritet që të gjejë një zgjidhje deri në vitin 2025.

Po atë vit, Volkswagen do të lansojë vetura elektrike me portin karikues që do të jetë në përputhje me mbushësit e Tesla-s.

Volkswagen thotë se sipas marrëveshjes klientët e tij do të kenë qasje në 15 mijë pika karikuese të sistemit Supercharger në Amerikën e Veriut.