Von der Leyen: 60 për qind e evropianëve plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian tha sot se 60 për qind e të gjithë të rriturve në BE tashme janë plotësisht të vaksinuar.

“Imunizimi i plotë na mbron nga COVID-19 dhe variantet e tij”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Kreu i ekzekutivit të BE-së theksoi nevojën për të vazhduar “të mbetemi vigjilentë, për shëndetin tonë dhe për mbrojtjen e të tjerëve”. /atsh