Voton kandidati presidencial Kemal Kılıçdaroğlu

Kilicdaroglu ka votuar në shkollën fillore Argentina në kryeqytetin turk Ankara.

“Për të hequr qafe regjimin tiranik dhe për të vendosur një demokraci të vërtetë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit.

“Këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të tentativave për mashtrim, por unë besoj se qytetarët janë të lirë dhe të gatshëm të shkojnë në votime”, tha Kılıçdaroğlu pas votimit.