Voton Visar Ymeri, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka votuar në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. Ymeri është kandidatë për deputetë nga ky subjekt politikë.

Pasi ka kryer obligimin qytetar Ymeri, ka thënë se është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhje duke pasur parasysh rolin e tyre dhe rëndësinë në vendimmarrje.

Sipas tij, dalja në zgjedhje është pjesëmarrje në mënyrë aktive në formën sesi qytetarët e përcaktojnë fatin Republikës dhe fatin se si të qeveriset duke u bazuar në vullnetin e tyre politik