Vrasje e dyfishtë në Çarshi të Shkupit

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Çarshi të Shkupit, ku të vrarë kanë mbetur dy persona, përcjell SHENJA.

Jozyrtarisht vrasja ka ndodhur brenda dy grupeve kriminale.

Policia në një deklaratë për Televizionin SHENJA, ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Më datë 06.03.2023 në orën 20:11 është denoncuar se në një objekt hotilerik në Shkup, disa persona kanë shtënën ën drejtim të J.K dhe E.I të cilët kanë vdekur në vendngjarje. Është shtënë edhe ndaj A.T i cili është dërguar në spital, për t’i ofruar ndihmën mjekësore.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë deklaruar nga MPB për Televizionin SHENJA.