Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vrau me thikë afganin në qendër të Athinës, arrestohet shqiptari

Vrau me thikë afganin në qendër të Athinës, arrestohet shqiptari

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, si autor i vrasjes së një shtetasi afgan në qendër të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:30 të së shtunës në mbrëmje, në sheshin “Omonia”.

Sipas informacioneve, shqiptari e ka goditur tre herë me thikë viktimën.

Policia pritet të dalë me një deklaratë zyrtare gjatë pasdites.