Një terrorist i rangut të lartë të PKK-së është vrarë gjatë sulmeve ajrore të kryera më 21 mars nga ushtria turke në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Shtatmadhoria turke theksoi se në sulmet ajrore në rajonin Hakurk-Kani Rash është vrarë terroristin, Birdal Burhanli me emrin e koduar Agiri Mazlum Pirdogan, i cili ishte i radhitur në listën e kuqe të të kërkuarve.
Në njoftimin thuhet më tej se Pirdogan ishte në kategorinë e kuqe të listës së terroristëve të kërkuar të Ministrisë së Brendshme turke, ku lista është e ndarë në pesë kategori, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga të kaltër, të gjelbër, portokalli dhe gri.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.





