Vritet një 22 vjeçar në Vlorë

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar se një person është vrarë me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Vlorë.

Sipas policisë nga të shtënat me armë zjarri në lagjen “Hajro Çakërri”, ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Gëzim Simoni.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve”, thuhet në komunikatë.

Policia bënë të ditur se grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

“Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

“Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët”, thuhet nga Policia.