Ballina Lajmet Kosovë Vritet një person në Podujevë

Vritet një person në Podujevë

Të shtëna me armë janë raportuar sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës që për pasojë një person ka humbur jetën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për teve1.info ka bërë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.