Vuçiç nesër për vizitë në Turqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet nesër në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi për Marrëdhëniet me Media i Presidencës së Serbisë theksoi se Vuçiç të shtunën do të qëndrojë për një vizitë njëditëshe në Turqi.

U njoftua se Vuçiç në kuadër të vizitës në Stamboll do të takohet me presidentin turk Erdoğan.

Asnjë informacion nuk u nda mbi temat që do të diskutojnë dy presidentët. /aa