Vuçiq akuzon Brukselin për Asociacionin – flet edhe për “trazirat e marsit”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Brukseli që është garantues i marrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, më nuk i beson lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe.

“Për ASK-në flitet në çdo takim. Unë nuk u besoj fare. Ka pesë vjet që më gënjejnë. Pesë vjet kërkoj dhe tash u them ‘më gënjeni’. Jo vetëm shqiptarët. Atyre as që u kam besuar fort, por juve nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Vuçiq para mediave, transmeton Klan Kosova.

Ai thotë se shteti i tij i ka plotësuar të gjitha marrëveshjet që i ka nënshkruar.

“Shqiptarët janë të përkëdhelurit tuaj, ju ua bëtë shtetin e pavarur, ju, SHBA-të dhe shumë vende europiane – tash pse nuk mundeni ta bindni Kosovën që ta plotësojë marrëveshjen që e ka nënshkruar, kur ju jeni garantues i tyre”.

Vuçiqi thotë se kjo ndërkombëtarëve s’u intereson, aq më pak shqiptarëve, ndërsa ka treguar se nuk pret asgjë nuk Gjykata Speciale, shkruan Klan Kosova.

Ndërsa nuk e ka lënë pa i përmendur edhe “trazirat e marsit” të vitit 2014.

Ai tha se edhe tash 14 vjet pas “eksodit të tmerrshëm, vrasjes, dëbimit të serbëve dhe shkatërrimit të kishave dhe rrënimit të kryqeve prej tyre – asnjë njeri s’ka thënë përgjigje për këtë”.