Vuçiq kërcënon: Të gjithë do të përgjigjen për arrestimin e Gjuriqit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia ‘nuk do ta gëlltisë’ arrestimin e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq dhe se të gjithë pjesëmarrësit në arrestimin e tij do të përgjigjen para organeve të Serbisë.

Në konferencën për shtyp pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha “se të gjithë ata që morën pjesë në rrëmbimin e Gjuriq do të përgjigjen”.

“Gjuriq ka mbijetuar, por nuk do të kalojmë mbi këtë, dhe të gjithë ata që morën pjesë në këtë, do të përgjigjen para autoriteteve serbe. Edhe dy serbë që ndihmuan terroristët shqiptarë për rrëmbimin e Marko Gjuriq do të përgjigjen ndaj Serbisë”, tha Vuçiq.