Wagneri nuk ka më ndonjë rëndësi në Ukrainë

Grupi mercenar i Wagnerit nuk po “merr pjesë më me ndonjë kapacitet të theksuar në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, ka thënë një zëdhënës i Pentagonit.

Kjo vjen disa javë pasi grupi organizoi një kryengritje në Rusi – një sfidë ndaj autoritetit të presidentit Vladimir Putinit.

Wagneri mendohet se ka ndihmuar Rusinë ta aneksonte Krimenë në vitin 2014 dhe ka luftuar disa nga betejat më të përgjakshme.

Ishte krah edhe në kapjen e qytetit ukrainas, Bakhmut, për Rusinë, raportoi BBC.

Me marrëveshjen që i dha fund rebelimit në qershor, luftëtarëve të Wagnerit iu tha se mund t’u bashkoheshin ushtrisë së rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi me shefin e tyre, Yevngeny Prigozhin.

Por, në fillim të javës, Kremlini ka thënë se Putini e kishte takuar Prigozhinin në Moskë disa ditë pas rebelimit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë ka thënë se Prigozhini duhet të ketë kujdes nga helmimi tani pas rebelimit të tij. /koha