WhatsApp sjell një opsion që platformat rivale e ofrojnë prej kohësh

Marrësit do të shohin një ikonë të vogël që lë të kuptohet se është një përmbajtje HD. Meta tha se videot HD po vinë së shpejti.

WhatsApp ka vendosur të lejojë përdoruesit të dërgojnë imazhe me cilësisë së lartë “HD” në platformën e saj të komunikimit.

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha përmes kanalit të tij në Instagram se përdoruesit “tashmë mund të dërgojnë përmbajtje HD.”

Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën në javët në vijim dhe përdoruesit me këtë funksionalitet mund të dërgojnë imazhe të cilësisë dhe rezolucionit të lartë nga Android, iOS dhe web.

Marrësit do të shohin një ikonë të vogël që lë të kuptohet se është një përmbajtje HD. Meta tha se videot HD po vinë së shpejti.

Sapo përdoruesit të marrin funksionalitetin e ri, do të vërejnë ikonën “HD” kur dërgojnë një mesazh në një bisedë siç e tregojnë edhe fotot e publikuara nga WABetaInfo.

Ky i fundit tha se opsioni erdhi për përdoruesit e versionit beta të aplikacionit 23.11.0.76 për iOS dhe 2.23.12.13 për Android.

Në shembullin e paraqitura nga WABetaInfo, menuja e “cilësisë së fotos” shfaqet pasi përdoruesi klikon mbi ikonën HD. Përdoruesit mund të zgjedhin mes dy opsioneve: cilësisë standard (1600 x 1052) dhe cilësi HD (4096×2692).

Edhe këto lloje imazhet do të mbrohen nga enkriptimi fundor. Në rastin kur përdoruesi ka një lidhje të dobët interneti, do ti kërkohet të zgjedhë një prej dy versioneve. Cilësia standarde mbetet opsionin parësor për dërgimin e imazheve.