“WikiLeaks” paralajmëron dokumente që do të tronditin zgjedhjet amerikane dhe Google

WikiLeaks planifikon të publikojë dokumente që kanë të bëjnë me Google dhe sistemin zgjedhor amerikan gjatë dhjetë javëve të ardhshme, njoftoi sot organizata dhe pritshmëria është që të jenë një “bombë” e vërtetë sidomos për kandidatët presidencial.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange,  njoftoi orarin e planifikuar për publikimin e materialeve në fund të një konference për shtyp në Berlin të martën në mëngjes, ku organizata ka festuar përvjetorin e saj të dhjetë, shkruan “The Verge”.

Assange tha se dokumentet e ardhshme kanë të bëjnë me Google, zgjedhjet presidenciale të SHBA, tregtimin e armëve, luftërat, naften dhe mbikëqyrjen në masë.

Organizata në plan publikimin e tyre gjatë javëve të ardhshme dhe Assange ka thënë se të gjitha informatat në lidhje me garën presidenciale amerikane do të publikohen para ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor.

Këto materiale priten të jenë bomba e tetorit për zgjedhjet presidenciale në SHBA.