I dërguari amerikan Steve Witkoff mbërriti në Izrael të martën për të zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë, transmeton Anadolu.
Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se zyra e Netanyahut ka theksuar për portalin e lajmeve The Times of Israel se kryeministri izraelit do të takohet me Witkoff në orën 16:30 sipas orës lokale.
Bisedimet e të dërguarit amerikan në Izrael pritet të përqendrohen mbi Iranin dhe zbatimin e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza.
Irani dhe SHBA-ja do të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit në Stamboll të premten.

