X do të tarifojë 1 dollar në vit përdoruesit e rinj për të përdorur shërbimin

Abonimi i ri, i cili u raportua nga Fortune, kërkon që përdoruesit e rinj të paguajnë 1 dollar në vit në mënyrë që të mund të postojnë.

Pas disa javësh spekulime, X ka konfirmuar planet për të tarifuar përdoruesit e rinj për shërbimin e njohur më parë si Twitter. Kompania zbuloi detaje përmes një abonimi të ri quajtur “Not a Bot” dhe që aktualisht po testohet në Zelandën e Re dhe Filipine.

Abonimi i ri, i cili u raportua nga Fortune, kërkon që përdoruesit e rinj të paguajnë 1 dollar në vit në mënyrë që të mund të postojnë.

Që prej datës 17 Tetor 2023 kemi filluar të testojmë një metodë të re abonimi ‘Not a Bot’ për përdoruesit e rinj në dy vende të botës,” shpjegonte X.

 

Ky testim u zhvillua për të mbështetur përpjekjet tona në luftimin e spam, manipulimin e platformës dhe aktivitetin e llogarive robotike.”

Nën skemën e re, përdoruesit e rinj duhet të verifikojnë numrin e tyre të telefonit dhe të paguajnë një tarifë 1 dollarë nëse duan të përdorin funksionalitete kyçe si cicërima, ri-cicërima, bookmarks dhe pëlqimet. Ata që nuk paguajnë mund ta përdorin X vetëm në modalitetin e leximit.

Kompania tha se tarifa nuk aplikohet për përdoruesit ekzistues duke thënë se nuk është për qëllime përfitimi.