Xavi në hall pas lëndimit të Koundes

Lëndimi i papritur i mbrojtësit Jules Kounde, i ka nxjerrë telashe trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandezit.

Francezi është dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Granadas dhe do të mungojë për pesë javë.

Mungesa e tij, do të ndihet te Barcelona pasi Kounde ka qenë lider i mbrojtjes dhe titullar i padiskutueshëm këtë edicion.

Kounde, do t’i mungojë Barcelonës në disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe “El Clasicon” kundër Real Madridit që zhvillohet në fund të këtij muaji. 24-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe 1 gol.