Xhamia Al-Aksa – Pse është kaq e veçantë në Islam?

♻️Al-Aksa, që do të thotë “më e largëta” ose “më e larta” në gjuhën arabe, është një xhami që shtrihet në zemër të qytetit të vjetër të Kudsit. Muslimanët e vlerësojnë atë pas dy vendeve kryesore të shenjta Mekës dhe Medinës.
📖Al-Aksaja përmendet disa herë në Kuran. Për shembull, vargu 17:1 në kapitullin El Isra thotë: “Lavdi pastë Ai që e çoi robin e Tij natën nga Mesxhid el-Harami në Mesxhid el-Aksa; rrethinat e të cilave Ne i kemi bekuar, që t’i tregojmë atij disa nga argumentet Tona. Vërtet Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”
⚜️Sipas burimeve islame, takimi i Profetit Muhamed a.s me Hyjnoren ndodhi përtej sferës shkencore të kohës dhe hapësirës. Ai u transportua mrekullisht nga Mesxhid el-Harami i Mekës në Mesxhid el-Aksa në Kuds, prej ku u ngjit në qiej.
📖Vargjet e shumta të Kuranit dhe haditheve u referohen aspekteve dhe veçorive të ndryshme të Xhamisë Al-Aksa.
🇵🇸Në këtë ditë të xhuma të mos harrojmë me dua vëllezërit tanë në Palestinë.
🤲🏻O Allah, ndihmoje dhe mbroje popullin e Palestinës! /aiitc.net