Xiaomi shet 1.44 milionë njësi të serive të reja Xiaomi 14

Edhe pse ishte një debutim i kufizuar, seritë Xiaomi 14 arritën të thyenin rekordin e kompanisë duke shitur 1.44 milionë njësi në vetëm 10 ditë.

Seritë Xiaomi 14 debutuan muajin e kaluar dhe u bënë disa prej pajisjeve më premtuese në treg me çipet më të fundit Snapdragon 8 Gen 3.

Edhe pse ishte një debutim i kufizuar, seritë Xiaomi 14 arritën të thyenin rekordin e kompanisë duke shitur 1.44 milionë njësi në vetëm 10 ditë.

Është një arritje e madhe për një smartfon Android i cili debutoi drejt fundit të vitit. Vlen të theksohet se këto seri janë lançuar vetëm për tregun Kinez dhe ende nuk kanë mbërritur ndërkombëtarisht.

Mbi të gjitha varianti Ultra nuk do të mbërrijë deri në javët e fundit të 2024 që do të thotë se kompania ka një shans tjetër për të ringjallur seritë duke ofruar diçka akoma më të mirë.

Krahas teknologjisë së fundit të çipeve si Snapdragon 8 Gen 3, Xiaomi 14 ka një prej sistemeve më të mira të kamerave vendosur në një smartfon.