Yllka Gashi zgjedhet aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Spanjë

Filmi “Zgjoi” po arrin të bëjë histori në kinematografitë botërore.

Bashkë me të edhe aktorja e njohur shqiptare Yllka Gashi e cila po vlerësohet shumë për rolin e saj në filmin “Zgjoi”.

Së fundmi është mbajtur “Festival de Cine” në Spanjë ku Yllkës iu nda çmimi për aktoren më të mirë.

Është vetë regjisorja e “Zgjoi”, Blerta Basholli ajo që kumtoi lajmin e saj në profilin zyrtar në Tweeter.

“Fituesja e çmimit për aktoren më të mirë Yllka Gashi për ‘Hive’🗣️
“Është një nder dhe një gëzim pas dhjetë vjetësh duke punuar në një film, historia e të cilit mund t’i transmetohet kujtdo që po përpiqet të gjejë mjete për të kapërcyer vuajtjet e tyre” # 66Seminci”, ka shkruar ajo sipër statusit ku ndau edhe një foto të aktores.