YPG/PKK sulmon civilët në Afrin, 2 të vdekur

Në përvjetorin e parë të fillimit të operacionit “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në veri të Sirisë, terroristët ndërmorën sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Afrin, raporton Anadolu Agency (AA). Në Afrin janë kryer dy sulme me bombë, për të cilat mendohet se janë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK. Në sulmin e parë është vendosur bombë në një autobus pasagjerësh, e cila është ka shpërthyer gjatë kalimit në qendër të qytetit. Në shpërthim kanë humbur jetën dy civilë në autobusë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, në sulmin e dytë, i cili nuk shkaktoi viktima, është vendosur bombë në një kosh të plehrave në qendrën e qytetit. Organizata terroriste YPG/PKK, pas largimit nga qyteti verior sirian përmes operacionit “Dega e Ullirit”, kohë pas kohe shënjestron civilët dhe forcat e sigurisë me sulmet e saj.