Zbulohen fara të ullirit që datojnë nga 4.000 vjet më parë

Në kohën kur Cezari u bë perandori i parë romak, në vitin 27 para epokës së re, farat e zbuluara kohë më parë nga arkeologët turq, tashmë ishin 2.000 vjeçare.

Këto fara të zbuluara gjatë gërmimeve në Kilis, përgjatë kufirit turko-sirian, kanë një histori 4.000 vjeçare të kultivimit, që përket me kohën kur janë ndërtuar Piramidat e Mëdha të Egjiptit.

“Kemi zbuluar dhjetra fara ulliri të vendosura brenda shtresave të cilat datojnë 4.000 vjet më parë por edhe gurë të ndryshëm të bluarjes me të cilët besojmë se është prodhuar vaj ulliri”, tha për Anadolu Agency (AA), Atilla Engin, profesor arkeologjie në Universitetin e Gaziantepit.

Farat u gjetën në një “tumulus” historik në Turqinë juglindore të quajtur Oylum, njëri nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në rajon.

Në rrëfimin mbi Mesdheun lindor, të cilin e quan “Nëna e Ullinjve”, Engin tha se vajrat dhe vaji i ullirit nuk përdoreshin vetëm për ushqim por edhe në prodhimin e tekstileve, mjekësi dhe në miniera.

Vaji i ullirit ishte një mall i shtrenjtë dhe shumë i çmuar në kohët e lashta, rrëfen Engin.

“Ishte dy herë më i shtrenjtë se vaji i susamit, i cili prodhohet më rëndë sesa vaji i ullirit, ndërsa ishte dhjetë herë më i shtrenjtë se vera”, thotë ai.