Disa kërkime thuhet se kanë sjellë deri te një material revolucionar që mund të “furnizojë me energji” orët inteligjente pa nevojën e karikimit.
Shkencëtarët e Universitetit të Pekinit zhvilluan një “material elastik”, i ngjashëm me një shirit gome, që shndërron nxehtësinë – nga tërheqja – në energji elektrike.
Siç thuhet më tej, materiali shfrytëzon diferencën e temperaturës midis trupit njerëzor (rreth 37°C) dhe ambientit (20–30°C) për të gjeneruar energji, shkruajnë mediat e huaja.
Për herë të parë, polimeri kombinon elasticitetin me aftësinë për të përçuar rrymë elektrike, duke arritur të zgjatet mbi 850% të gjatësiës së tij origjinale.
Materiali mund të “përkulet, të shtrihet dhe të ngjitet” në lëkurë, duke e bërë komod për përdorim në pajisje të veshshme.
Shkencëtarët thonë se ky zhvillim mund të përdoret gjithashtu në sensorë mjekësorë që funksionojnë pa bateri të jashtme.
Zbulimi i tyre mund të hapë rrugën për gjenerimin e energjisë elektrike nga nxehtësia e trupit në pajisjet e përditshme.








