Zbulohet planeti i ri i ngjashëm me Tokën

Gjendet 41 vite dritë larg nesh, ka temperaturë 100 gradë më të lartë

Zbulohet një planet i ri nga teleskopi hapësinor James Webb. Është shumë i ngjashëm në dimensione me Tokën ky trup qiellor sipas të dhënave që disponohen, dhe gjendet 41 vite dritë larg nesh.

Hyn në gripin e ekzoplanetëve, pasi rrotullohet rreth yllit të tij, dhe jo rreth Diellit. Duket se ka një temperaturë rreth 100 gradë celsius më shumë se tek ne, dhe rezulton të jetë shkëmbor.

Teleskopit Webb, ju deshën vetëm dy tranzitime të planetit rreth yllit të tij, që të jepte konfirmimin që objekti është i ngjashëm me Tokën dhe gjithë të dhënat e tjera, të cilat janë ekstremisht të sakta.

Sipas njërit prej autorëve të studimit, Lustrig Yaeger, i laboratorit të Fizikës së Aplikuar në John Hopkins University në Maryland, Webb, është i vetmi mjet që disponojmë që është në gjendje të identifikoje më precesion kaq të lartë edhe atmosferën e planetëve të tjerë jo të sistemit tonë diellor.