Zelenski dhe Makroni bisedë telefonike për furnizimet e naftës

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka deklaruar në ‘Twitter’ se ka kryer një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin francez, Emanuel Makron për luftën në Ukrainë.

Zelenski shtoi se ai dhe Makroni kanë diskutuar gjithashtu çështjen e furnizimeve me karburant në Ukrainë dhe mbështetjen e mbrojtjes nga Franca.

Ai ka shkruar se i ka treguar Makronit për rrjedhën e armiqësive me Rusinë, operacionin për të shpëtuar ushtrinë nga Azovstal dhe vizionin e perspektivës së procesit të negociatave. Gjithashtu edhe për çështjen e furnizimit me karburant në Ukrainë.

Ai shtoi se gjithashtu kanë diskutuar edhe për mbështetjen e mbrojtjes nga Franca, përgatitjen e paketës së 6-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe mënyrat e mundshme për të eksportuar produkte bujqësore ukrainase.

Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për aplikim e Ukrainës për anëtarësimin në BE. /euronews