Zelenski i drejtohet sot me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do t’i drejtohet me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë këtë të martë.

Seanca kushtuar Ukrainës dhe mbështetjes së saj përballë agresionit rus pritet të nisë rreth orës 13:00.

Kryeministri Edi Rama e ka ndarë këtë lajm përmes një postim në faqen e vet në Facebook.

Më herët Zelenksi ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, ku nuk kanë munguar thirrjet për ndihmë ushtarake dhe sanksione ndaj Rusisë. /euronews