Zelenski: Trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se trupat ruse tashmë kanë filluar betejën për të marrë rajonin e Donbasit.

Sipas BBC, deklarata e tij vjen në vazhdën e paralajmërimeve të bëra më herët nga zyrtarë të tjerë të lartë, se Rusia do të fillonte sulmin e saj në rajonin lindor të hënën.

“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive”, u shpreh Zelenski.