Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas Zelensky ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk i ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”.

“Ndaj kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, tha presidenti i Ukrainës.

Zelensky bëri thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.

Ai shtoi se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”. /euronews