“Nëse kemi vetëm 1 për qind shans për të ndalur këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans”, tha Zelensky i cili shtoi se në terren njerëz të pafajshëm vazhdojnë të humbasin jetën çdo ditë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm për negociata me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky i cili ka folur për CNN duke iu referuar Putinit tha: “Jam i gatshëm për negociata me të. Jam i gatshëm që prej dy vitesh. Mendoj se nuk mund ta përfundojmë këtë luftë pa pasur negociata”.
“Nëse kemi vetëm 1 për qind shans për të ndalur këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans”, tha Zelensky i cili shtoi se në terren njerëz të pafajshëm vazhdojnë të humbasin jetën çdo ditë.
“Forcat ruse kanë ardhur të na eliminojnë, të na vrasin. Duke dhënë një kundërpërgjigje të fuqishme kundër Rusisë ne mund të tregojmë nderin e popullit dhe ushtrisë tonë, por fatkeqësisht nderi ynë nuk mund t’i shpëtojë jetët”, tha Zelensky duke shtuar se:
“Për këtë arsye mendoj se duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur mundësinë e një bisede me Putinin. Por, nëse këto përpjekje dështojnë kjo nënkupton se ka filluar lufta e tretë botërore”. /aa



