Zelensky: Na duhet ende kohë për kundërsulmin

Ne vërtet na duhet më shumë kohë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar kundërofensivës për zmbrapsjen e trupave ruse, në fund të bisedimeve dy orëshe në Checkers me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Gjithashtu, Zelensky tha se nuk mund të ndante detaje rreth operacioneve në terren duke shtuar se nuk ka sekrete për vendet mike, por ka për ato fqinje.

Presidenti ukrainas më pas u largua nga rezidenca e kryeministrit Sunak me një helikopter ushtarak britanik “Chinook”. /atsh