Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev, presidenti ukrainas u tha gazetarëve se njohja nga Moska e regjimeve separatiste në Ukrainën lindore përfaqëson një kërcënim për sigurinë e kombeve të tjera evropiane.
“Siguria e kufijve të një vendi vendos sigurinë e një vendi tjetër”, ka thënë ai. “Ne nuk jemi anëtare të Bashkimit Evropian, apo të NATO-s, por nëse kemi një përshkallëzim të plotë, një pushtim të plotë nga Federata Ruse, fqinjët tanë do të viheshin në rrezik… Moldavia, Lituania , Letonia, Estonia. Zoti na ruajt që nuk e dua, askush nuk dëshiron luftë. Në Ukrainë, njerëzit duan vetëm paqen. Por ne duhet të përgatitemi për çdo hap agresioni”.








