Zelensky pritet t’i adresohet samitit të NATO-s më 24 mars

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine.

Kjo agjenci e lajmeve ka cituar zëdhënësin e Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, të ketë thënë se Ukraina do të “marrë pjesë në mënyrë aktive” në samit, i cili do të mbahet më 24 mars.

“Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në më së shumti mund të jetë pjesëmarrje e plotë, natyrisht përmes video-formatit”, tha Nykyforov.

“Formati i pjesëmarrjes do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shtoi ai. /rel