Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se ka pranuar të takohet me presidentin amerikan, Donald trump, në të ardhmen e afërt, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e tij në Telegram, Zelenskyy tha se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.
“Rustem Umerov (kreu i Këshillit të Mbrojtes dhe Sigurisë së Ukrainës) raportoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Ne nuk po humbasim asnjë ditë. Ne ramë dakord të takohemi në nivelin më të lartë, me presidentin Trump, në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, shkroi ai.
SHBA-ja organizoi një raund bisedimesh më 22 dhe 23 dhjetor mbi një zgjidhje të mundshme ukrainase, me përfaqësues nga Moska dhe Kievi që morën pjesë në të.


