Zelenskyy: Rezultati i kësaj lufte të vështirë do të jetë çlirimi i të gjithë Donbasit tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vuri në dukje se konfliktet më të ashpra në luftën kundër Rusisë në vendin e tij vazhdojnë në rajonin Donbas dhe se në fund të luftës do të marrin të gjithë këtë rajon nga ushtria ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në video-mesazhin e tij, Zelenskyy vlerësoi situatën e fundit në frontin e luftës që vazhdon prej muajsh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Zelenskyy tha se gjatë një takimi me përfaqësues të forcave të sigurisë së Ukrainës kanë diskutuar zhvillimet e fundit dhe se konfliktet më intensive përjetohen në rajonet Luhansk dhe Donetsk

Pasi u shpreh se në rajonet në fjalë duke luftuar kundër forcave ruse nuk kanë lejuar përparimin e tyre, Zelenskyy theksoi se “Lufta për Donbasn vazhdon”.

Forcat ruse përpiqen që të marrin nën kontroll kryesisht qytetin Soledar në rajonin Donetsk, informoi Zelenskyy, i cili tha se “Edhe pse pushtuesit tani i kanë fokusuar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar, rezultati i kësaj lufte të vështirë dhe të gjatë do të jetë çlirimi i të gjithë Donbas-it tonë”.

Ai tha se qyteti Bakhmut ku vazhdojnë konflikte të ashpra është dëmtuar rëndë, dhe situatë e ngjashme është edhe në Soledar.

“Çfarë donte të fitonte Rusia atje? Çdo gjë u shkatërrua plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse aspak jetesë dhe mijëra njerëz kanë humbur. Në anën e Soledar i gjithë territori është i mbuluar me trupat e pajetë të pushtuesve dhe shenja të raketave. Çmenduria kështu duket”, tha Zelenskyy.

Ndër të tjera Zelenskyy tha se armët e reja të dërguara nga vendet partnere për Ukrainën vazhdojnë të mbërrijnë dhe se punimet lidhur me to vazhdojnë.

Pasi theksoi se kanë nevojë për më shumë ndihmë me armë, Zelenskyy deklaroi: “Jam i sigurt se edhe ushtarët tanë në front do të kenë së shpejti këto armë dhe pajisje”.