Zeneli, Berisha dhe Celina do të udhëtojnë në Kosovë

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha do të lejohen të udhëtojnë në Kosovë.

Kosova ka marrë një lajm të mirë, pasi futbollistët që angazhohen në Ligue 1, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Valon Berisha do lejohen të vijnë e të paraqiten për Kombëtaren, transmeton lajmi.net.

Sipas “Dardanian Footy”, Ligue 1 do t’ju japë lejen futbollistëve që të udhëtojnë e të bashkohen me Kombëtaren e Kosovës.

Më parë u spekulua se Ligue 1 nuk do ti lejojë futbollistët që përfaqësojnë shtetet që nuk janë pjesë në BE, nuk do udhëtojnë.

Por sipas “Dardanian Footy”, skuadrat franceze do lejojnë kosovarët që të udhëtojnë